Gjykatësja e rastit “Monstra”, “Harun Aliut” po hetohet për 27 prillin?!


Prokurori Publik, Lubomir Joveski ka informuar se po zhvillohen hetime për mundësinë e përfshirjes së prokurorëve në fshehjen e fakteve për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, shkruan portali sudstvo.mk.
Sipas këtij portali, në komunikatën e prokurorisë nuk përmenden emra, por më tej thuhet se në periudhën kritike me Prokurorinë e Shkupit ka udhëhequr Gordana Geshovska.
Kjo prokurori ka udhëhequr hetimet dhe në ditët e para pas incidentit të 27 prillit ka ngritur disa akuza me kualifikimet pjesëmarrje në turmë. Por vetëm një muaj më vonë në hetime u kyç Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, informon INA. Geshovska është e njohur si prokurorja për rastin “Monstra”, rastin e Harun Aliut, etj.

Baby Boo