Gjykata vendos: Të krishterët në Malajzi mund të përdorin termin ‘Allah’


Një gjykatë në Malajzi për*mbysi një politikë të qeverisë, të vjetër me dekada, e cila i ndalon publikimet e josmyslimanëve të përdorin fjalën “Allah” për t’iu referuar Zotit.
Vendimi i Gjykatës së Lartë në Kualla Llampur është pjesë e një rasti të ngritur nga Jill Ireland, një e krishterë malajziane. Trembëdhjetë vjet më parë, zyrtarët në aeroport i kanë kon*fiskuar asaj disa materiale fetare që përmbanin fjalën “Allah”, shkruan Rel.

Ireland, pjesëtare e një grupi autokton, ka nisur më pas sfidën ligjore ku*ndër nda*lesës, e cila daton nga viti 1986. Pas shtyrjeve të vazhdueshme, Gjykata e Lartë ka dalë në krah të saj, duke konstatuar se ajo ka të drejtë të mos përballet me diskr*iminim, për shkak të besimit të saj.
Gjykatësi ka vendosur po ashtu se nd*alimi i të krishterëve për të përdorur fjalën “Allah” është “i pali*gjshëm dhe antikushtetues”, tha avokati i Irelandit, Annou Xavier. Kushtetuta e Malajzisë garanton lirinë e fesë. Të krishterët në Malajzi thonë se e kanë përdorur fjalën “Allah” për shekuj me radhë.

Por, autoritetet kanë argumentuar kundër përdorimit të këtij termi në literaturën jomyslimane, duke thënë se ai mund t’i hutojë myslimanët dhe t’i nxisë atë në konvertim.
Më pak se 10 për qind e popullsisë 32-milionëshe të Malajzisë vlerësohet të jetë e krishterë, ndërsa 60 për qind janë myslimanë.