Gjykata Speciale fton për intervistim Gani Gecin


Gani Geci ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim në muajin shtator. Geci në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ka kërkuar që ftesa t’i dërgohet edhe me shkrim, ndërsa ka thënë se nuk ka nevojë për avokat. Më tej, ai shkruan se pasi të kthehet nga Haga do t’ia paraqesë Qeverisë së Kosovës kërkesën për t’ia mbuluar shpenzimet.
Lexoni të plotë postimin:

“Të dashur miq
Pas marrjes në pyetje të presidentit të Republikës së Kosovës nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Hagë, dje pas dite kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues i Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës për krime të luftës nga kjo Gjykatë dhe me është thënë se muajin shtator duhet të udhëtojë për në Hagë për tu marrë në pyetje nga prokuroria Speciale, unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që ditët në vijim do të ma sjellin edhe ftesën me shkrim.

Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do ti përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për as sa mundem dhe di. Dua të theksojë se unë nuk kam nevojë për Avokat, avokat për veten time jam vetë Pasi të kthehen nga Haga nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të mi mbulojë shpenzimet mia njëjtë si Sylejman Selimit dhe të tjerëve.

Qeveria është e obliguar me ligj që t’i mbulojë shpenzimet të gjithëve njësojë. Shpresoj të jem i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar. Gjykata Speciale por edhe të gjithë opinioni publikë do ta kuptojnë një ditë se si duhet të mbrohet lufta për liri kundër Okupatorit shekullorë Serbë dhe si do te demaskohen individët qe luftën për liri e përdorën si mjet duke vra kundërshtarë politik për të ardhur më pushtet pas lufte duke u mundua me i njollos familjet me të forta në Republikën e Kosovës me Komunikata e propaganda nga ma të flliqtat kundër këtyre familjeve për të arritur qëllimet e tyre politike”.

Baby Boo