Gjykata në Strazburg nesër me vendim për faljen e Gjorge Ivanovit


Gjykata e të drejtave të njeriut në Strazburg nesër duhet ta publikojë vendimin nëse vlen ose jo abolimi i ish presidentit Gjorgje Ivanov për më shumë se 50 persona, të përfshirë në disa procese gjyqësore për përgjim masiv në Maqedoninë e Veriut.

Gjashtë vite pas ankesës së dorëzuar nga personat e përfshirë në lëndët gjyqësore “Target-Fortesa”, “Titanik”, “Transporter” dhe të tjera, nesër do të bëhet e ditur nëse do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë ose do të lirohen. Gjykata Evropiane e të drejtave të njeriut, siç njofton KlanM, do ta publikojë vendimin nëse vlen abolimi me të cilin ish-presidenti i shtetit Ivanov në vitin 2016 dëshironte t’i shpëtojë nga ndjekja dhjetëra përfaqësues të pushtetit të atëhershëm qendror dhe lokal, që më vonë vetë ta tërheqë abolimin.

“Në qoftë se gjykata vërteton se ka shkelje të procedurës, atëherë duhet të shihet nëse është në procedurë ose në thelb. Në qoftë se është procedurale atëherë duhet të përmirësohet, që nuk përjashton përsëritjen e procedurës. Në qoftë se shkelja është në thelb, gjithashtu duhet të shihet cila është shkelja dhe në varësi të asaj a duhet të ndryshohet ligjdhënia”,tha Margarita Caca Nikollovska, gjykatëse.

Në ankesën që është dërguar në Strazburg janë të përfshirë ish-funksionarë të OBRM-PDUKM -së, shumica prej tyre tashmë të dënuar në gjykatat vendase për përgjim masiv dhe shkatërrim të pajisjeve – Nikolla Gruevski, Toni Jakimovski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Sasho Mijallkov, Kirill Bozhinovski dhe të tjerë.

Baby Boo