Gjykata në Georgia hedh poshtë padinë e Trumpit, për mungesë fletëvotimesh në këtë shtet


Gjykata në Georgia ka hedhur poshtë padinë e kampit të Trumpit, që pretendonte se mungojnë fletët e votimit në këtë shtet.
Stafi i presidentit aktual ishte përpjekur të argumentonte, se kinse zyrtarët e zgjedhjeve po përpiqeshin të numëronin fletëvotimet e pavlefshme në Georgia.

Mediat ndër të tjera bëjnë me dije se në momentin që kanë kërkuar prova për këtë aspekt nga paditësit nuk kanë mundur ta sigurojnë një gjë të tillë.
Ndërkohë një ditë më parë përfaqësues të partisë Republikane kanë tentuar që përmes rrugëve ligjore të kundërshtojnë rezultatet në disa shtete.

Baby Boo