Gjykata merr vendimin për tre të akuzuarit e Hasit


Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur që të lërë në burg tre nga 5 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has.

Vendimi është marrë paraditen e sotme, ku vendimi për tu lënë në burg është marrë për, Xhavit Shuti, Vehbi Barushi dhe Flamur Çela.

Nga ana tjetër për 76-vjeçarin Mustafa Shuti dhe nusen e djalit të tij Anila Shuti gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”.

Baby Boo