Gjykata e Apelit vendos në favor të BESËS së Afrim Gashit, grupimi i Kasamit akuzon Zaevin


Gjykata e Apelit e shlyen Kasamin si lider të BESËS, Gashi sfidon?!

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi, në konferencën për gazetarë, ka deklaruar se më 25 maj, Gjykata e Apelit ka vendosur që lënda rreth emrin të Lëvizjes BESA të kthehet në rishqyrtim. Ai ka thënë se ka pasur shumë vërejtje dhe rekomandime të cilat Gjykata Themelore nuk i ka respektuar në vendimin e parë.

“Lëvizja BESA është aty ku janë themeluesit dhe anëtarësia e gjerë e saj. Drejtësia po kthehet në vend. Përkundër trumbetimeve llafeve dhe shpifjeve të atyre që falsifikuan edhe emrat personalë të njerëzve, për interesat e ngushta. Ata kanë harruar se ideja e Lëvizjes BESA nuk mund të falsifikohet. Ajo mbetet autentike dhe në atdheun e saj autonom”, ka deklaruar ndër të tjera Rexhepi.

Gjatë konferencës, Rexhepi ka deklaruar se grupi parlamentar i takon Lëvizjes BESA, ndërsa secili deputet që do mund të qëndrojë ose të largohet.

Ndërkohë, grupi i Kasamit përmes pres – konferencës ka thënë: “Thënia e famshme e qeverisë të udhëhequr nga Zoran Zaev “jetë për të gjithë” po dëshmohet se në Maqedoni “jetë” mund të ketë vetëm për pushtetin dhe gjithçka që kontrollohet prej tij.

Sot kemi pranuar nga Gjykata e Apelit-Shkup një vendim skandaloz, i cili nuk ka asnjë përmbajtje juridike, që dëshmon se gjyqësia është akoma e kapur nga pushteti dhe vendimet e saj i sjell përmes imponimeve nga partitë në pushtet.

Fakti që Gjykata e Apelit ka pranuar dëshmi të falsifikuara, që nuk janë paraqitur në shkallën e parë, dhe ka pranuar dokumentacion me vulë që Lëvizja Besa e ka shpallur të pavlefshme, dëshmon se ky proces tashmë shëndrohet në proces të pastër politik. Pyesim publikisht gjykatësit e Apelit, se çka i shtyri që të marrin një vendim kaq skandaloz në ditën kur votohet Qeveria?

A është pikërisht pjesmarrja në Qeveri e personave të caktuar që ndikoj në vendimin e tyre i cili mund të quhet gjithçka por jo vendmin i drejtë dhe ligjor”.

Baby Boo