Gjykata Administrative ka marrë vendimin që ta ndalojë hapjen e kazinos në Reçicë të Vogël (DOKUMENT)


Gjykata Administrative ka marrë vendim që objekti para të cilit u protestua më 5 Maj në Reçicë, nuk do të hapet kazino ashtu siç ishte planifikuar. Me anë të një konference për shtyp këtë e bëri të ditur Lëvizja Anti-Bixhoz, nga e cila Lëvizje theksuan se të gjithë ata që ngritën zërin dhe përkrahën protestën u përfshin në vendimmarrjen e ndalimit të hapjes së këtij objekti si kazino, raporton Portalb.mk.

Xhemal Abdiu, njëri nga anëtarët e këshillit iniciator të kësaj Lëvizje deklaroi se heshtja që u thye në protestën e 4 majit nga qytetarët e Tetovës, solli rezultatet e para.

“Reagimi i qytetarëve kundër degjenerimit, shkatërrimit, përhapjes së prostitucionit, mjerimit dhe varfërisë së popullatës që shkaktohen në masë të madhe edhe nga këto lojëra të fatit, sa vjen dhe forcohet , dhe po merr formë dhe guxim për tu përhapur në të gjithë vendin, dhe për tu përfshirë në vendimmarrje sa i përket kësaj çështje. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë intelektualëve, profesorëve, shoqërisë civile për përkrahjen e dhënë, por edhe ndaj institucioneve publike që bënë punën e tyre dhe respektuan kërkesat e qytetarëve”, tha Abdiu, duke prezantuar dhe dokumentet me të cilat Gjykata e miratuar vendimin.

Përndryshe, po ashtu nga kjo Lëvizje njoftuan se janë në përgaditje të një proteste të ardhshme me përmasa shumë më të mëdha se ajo e 4 majit, por për hollësi të tjera do të informojnë paraprakisht. Për çështjen e kazinove në Tetovë, deri më tani qytetarët kanë protestuar disa herë.

Baby Boo