Gjuriq vjen nesër në Kosovë, MPJ i jep leje


Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të vijë nesër për vizitë në Kosovë. Ai për dallim nga vizita e 26 marsit, të cilën e kishte bërë pa lejen e institucioneve të Kosovës, kësaj radhë ka vepruar ndryshe.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kanë treguar për Gazetën Express se kësaj radhe Marko Gjuriq ka leje për të hyrë në Kosovë.

“ Po, Marko Gjuriq ka leje për te hyrë në Kosovë. I ka plotësuar të gjithë kriteret dhe ne i kemi dhënë leje për të hyrë në shtetin tonë”, ka thënë Jetlir Zymberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli.

Sipas mediave serbe, Gjuriq në vizitën e nesërme do të shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviq.

Gjatë vizitës, Gjuriq do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Kujtojmë se më 26 mars, Gjuriq kishte hyrë ilegalisht në territorit e Kosovës, për tu arrestuar nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.

Baby Boo