Dhjetëra vetura të ko*nfiskuara në Tetovë dhe Gostivar


Dhjetëra automjete janë ko*nfiskuar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit për 3 muaj e gjysmë. Kështu njoftuan sot nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Arsyeja e ko*nfiskimit ka qënë skadimi i afatit të regjistrimit për më shumë se gjashtë muaj. Ky ak*sion i policisë është realizuar në përputhje me ndryshimet e reja në Ligjin për automjete, që hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar.
Kumtesa e plotë nga SPB – Tetovë:

Në më shumë se tre muaj e gjysmë, në rajonin e gjerë të Tetovës, për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se gjashtë muaj, në përputhje me ndryshimet e reja në Ligjin për Automjetet (neni 344), i cili hyri në fuqi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, përkohësisht, për tre muaj, janë ko*nfiskuar gjithsej 45 automjete motorike dhe 3 motoçikleta. Kurse një nga automjetet e ko*nfiskuara është për shkak të zhurmës.

Në zonën e Gostivarit, nga ana tjetër, numri i përgjithshëm i automjeteve të ko*nfiskuara përkohësisht për regjistrim të skaduar në këtë periudhë ishte 24. Për pronarët janë përgatitur parashtresa adekuate kurse shkelësit do të përballen me gjobat e parapara ligjore, të cilat për këtë lloj të kundërvajtjes arrijnë në 500 EUR në kundërvlerë me denarë.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është zbulimi në kohë dhe largimi nga trafiku i automjeteve të paregjistruara për një kohë të gjatë, rregullsia teknike e të cilave nuk është kontrolluar dhe që mund të rre*zikojnë veten dhe sigurinë e pjesmarësve të tjerë në trafik. Pronarët e veturave do të duhet të regjistrojnë automjetet e tyre ose për të mos shfrytëzojnë të njëjtat në trafik.

Baby Boo