Gashi: LEN tashmë e ka kandidatin e saj për president


Kryetari i Alternativës, parti kjo që është pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi ka njoftuar se opozita shqiptare tashmë ka vendosur se kush do të jetë kandidati i tyre për president të shtetit. Gashi thotë se emri do të bëhet publik ditëve në vijim.

Shkrimi i plotë i Gashit:

Sot, kur edhe zyrtarisht po shpallen zgjedhjet presidenciale, dua ta njoftoj opinionin se Lidhja Europiane për Ndryshim tashmë e ka kandidatin e saj për president.

Kandidati i Lidhjes do të jetë një emër i respektuar, i cili del përtej kufijve etnikë e politikë, duke qenë një mundësi e rrallë që në Maqedoninë e Veriut për herë të parë të shprehet karakteri multietnik i shtetit.

Lidhja ka kandidat që i hy kësaj gare për ta fituar dhe për t’u bërë president i Maqedonisë së Veriut, i cili nuk do të jetë “tjetri”, por që do të jetë “i yni”.

Emri i tij do të bëhet publik ditëve në vijim.

Po vjen një lajm i mirë.

Baby Boo