Gjuha shqipe nuk zyrtarizohet derisa Ivanovi është kryetar


Koalicioni qeveritar sot publikisht pranoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të zbatohet deri në fund të mandatit të kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili pritet t’i skadojë vitin e ardhsëm.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot ka deklaruar se marrja në përgjegjësi e presidentit Ivanov është e pamundur për shkak se partitë në pushtet, Lidhja Socialdemokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë shumicën e nevojshme për ngritjen e procedurës. Xhaferi thotë se Ivanov nuk do të mund t’i ikë përgjegjësisë kur t’i mbarojë mandati, sepse keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër nuk vejtrohet asnjëherë.

“Ivanov e ka ditur se nuk mund të merret në përgjegjësi prandaj thyen Kushtetutën. Sot do t’i iki përgjegjësisë, mirëpo në Kodin Penal, neni 353 sanskionon keqpërdorimin e pozitës zyrtare. Nesër, kur t’i përfundojë mandati, do merret në përgjegjësi sepse keqpërdorimi i detyrës zyrtare si vepër penale nuk vjetërsohet asnjëherë. Kushdoqoftë nesër i ngrit padi penale për keqpërdorim të pozitës Zyrtare”, sqaron Xhaferi.

Deklaratat e kryetarit të Kuvendit se zbatimi i ligjit nuk do të fillojë para skandimit të mandatit të presidentit Ivanov, konfirmojnë se miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve ka qenë një veprim propagandistik i qeverisë i kërkuar nga Bashkimi demokratik për integrim.

Këto dyshime i kanë konfirmuar zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe deputet të LSDM-së, të cilët kohëve të fundit kanë brifuar gazetarë të mediave të ndryshme. Ata kanë pohuar se kanë qenë të vetëdijshëm se po shkelin rregulloren e Kuvendit, por ka qenë insistimi i BDI-së që ligji të votohet sa për të krijuar përshtypje tek qytetarët se gjuha shqipe po zyrtarizohet.

Kordinatori i BDI-së, Ejup Alimi, i cilëson si absurde spekulimet e përfaqësuesve të LSDM duke thënë se qëllimi i miratimit të çdo ligji është zbatimi i tij, përndryshe ai do të ishte i pavlerë.

“Ky brifimg që e keni marrë është shumë non sense. A sillet ndonjë ligj i cili nuk do të zbatohet?! Çdo moszbatim i ligjit është vepër penale. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk ka ligj i cili sillet vetëm formalisht”, ka deklaruar për Almakos Alimi.

Sipas tij, ligji është miratuar dhe është çështje kohe kur do të publikohet në Gazetën Zyrtare.Megjithatë, kryetari Xhaferi nuk saktëson se kur do ta dërgojë ligjin për botim në gazetën zyrtare duke u arsyetuar se nuk ka nevojë për nxitim.

“Nuk ka presion kohor, kur të vlerësoj se duhet të publikohet, do ta publikoj”, thotë Xhaferi dhe shton se nuk është punë e sekretarit gjeneral të Kuvendit nëse do ta firmosë ligjin dhe do ta dërgojë për botim në Gazetën Zyrrate.

Më 14 mars Kuvendi miratoi Ligji për përdorimin e gjuhëve duke mos diskutuar amandamentet e opozitës. Kjo ishte arsyeja që presidenti Ivanov të mos dekretojë ligjit duke e cilësuar si antikushtetues.

Baby Boo