Martesa më e shkurtër në botë zgjati plot 3 minuta – Burri i tha nuses një fjalë të vetme


Ka martesa që zgjasin një jetë të tërë, disa zgjasin me vite e të tjera për disa muaj. Kjo e sotmja është padyshim më e shkurtra. Vetëm tre minuta ka zgjatur dasma e një çifti, të cilët fillimisht u martuan para gjykatësit dhe rreth 3 minuta më vonë u kthyen për të anuluar gjithçka. Sapo mbaroi dasma, në fakt, duke dalë nga bashkia ku ishin martuar, nusja e re u pengua te fustani. Në atë moment burri i saj e ofendoi duke e quajtur “budallaqe”.

Sapo dëgjoi ofendimin, gruaja nuk e mendoi më shumë se një herë, ajo u kthye në sallën e bashkisë, iu drejtua të njëjtit person që celebroi dasmën dhe kërkoi divorcin. Një histori e pabesueshme, e rrë*mbyer menjëherë nga mediat lokale në Evropë falë rrjeteve sociale, ku shumë përdorues kanë komentuar dhe shpërndarë këtë lajm absurd. “Nëse më ofendoi pas tre minutash martesë, çfarë do të bëjë në të ardhmen?”: Këto janë fjalët e gruas të publikuara në mediat vendase.

Baby Boo