Gjorçev në mbrojtje të sulmuesve të Ziadin Selës


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vladimir Gjorçev sot në gjykatë ka dëshmuar për incidentin në Kuvend, respektivisht në rastin kundër sulmuesve të Ziadin Selës, shkruan Fakte. Gjorçev në deklaratën e tij ka thënë se ka mbrojtur Selën dhe deputetët e tjerë që ishin sulmuar nga përkrahësit e VMRO-së të hyrë në Kuvend, mirëpo nga deklarata e tij gjithashtu mund të vërehet se ai u jep mbrojtje sulmuesve të Selës, konkretisht Aleksandar JAnevski – Toshta.

“I kam hapur krahët në mbrojtje të deputetëve të sulmuar, por e kam kuptuar se vetë nuk mundem të bëj asgjë. Fillova të thërras njerëz që të më ndihmojnë. Një prej tyre ishte Aleksandar Janevski – Toshta. Ai tërë kohën mbronte deputetët dhe nuk lejonte njerëz të tjerë të hyjnë nga jashtë” ka thënë mes tjerash Gjorçev. Ai ka thënë se pasi ishte sulmuar Ziadin Sela, e ka pyetur cili grupë i gjakut është, dhe të njejtën ia ka shkruar në bluzën që sapo ia kishin veshur, me qëllim që ta dijnë mjekët në rast nevoja. Pas kësaj Sela ishte evakuuar nga Kuvendi

Baby Boo