Gjithsej 28 vjet burg për katër persona për trafikimin e migrantëve


Gjykata penale themelore – Shkup, sot i shpalli fajtor një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe tre të huaj për trafikimin e migrantëve dhe i dënoi në gjithsej 28 vjet burg, pasi në periudhën tetor-nëntor 2019, pas marrëveshjes paraprakisht të arritur, kanë pranuar dhe kanë strehuar 12 migrantë me prejardhje nga India, Afganistani, Pakistani dhe vende tjera nga Azia, në shtëpinë e njërit prej të akuzuarve në fshatin Vaksincë, Kumanovë, ku i kanë mbajtur me dhunë, në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe kanë kërkuar para prej tyre dhe familjeve të tyre.

“I akuzuari i parë B.A. (45) shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas pranimit të fajit në debatin kryesor gjyqësor, u shpall fajtor dhe Gjykata i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 4,5 vite, ndërsa tre shtetasve të Pakistanit Sh.R. (40), M.H. (28) dhe A.R. (23) u janë shqiptuar dënime me burg në kohëzgjatje nga tetë vite”, informojnë nga PTHP.

Procedura kundër të akuzuarve filloi pas informatës së marrë nga ana e organeve të Republikës së Serbisë, të cilët janë njoftuar nga një mik i dy viktimave.

Katër personat janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim të migrantëve”, e cila dënohet sipas nenit 418-b paragrafi 3 nga Kodi penal.

Baby Boo