Adrola Dushi i përgjigjet pyetjes: ‘A je në një lidhje me Capital T?’


Videoklipe, video së bashku dhe detaje të tjera kanë bërë që modelja Adrola Dushi dhe reperi Capital T të përfliten se janë në një lidhje.

Thashethemet kanë dy vite që qarkullojnë dhe asnjë nuk i ka konfirmuar ose mohuar. Të paktën deri së fundmi.

E ftuar në “Më lër të flas”, Adrola u pyet nga binjakët Veshaj nëse është në një lidhje me Capital T.

“Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur,” tha Adrola duke nënkuptuar që është single.

Adrola mund të kishte thënë edhe “jo, nuk jam e lidhur me Capital T”, ose “jemi ndarë” ose “nuk kemi qenë kurrë të lidhur”, apo po kërkojmë shumë?

Baby Boo