Gjimnazi i Tetovës, drejtoresha e shkarkuar kthehet në punë


Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, për marrjen e kompetencave të kryetarit të komunës së Tetovës për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, sot ish drejtoresha Teuta Llalla, është kthyer në zyrën e drejtorit të kësaj shkolle.

Llalla tha se luftën për ta dëshmuar pafajësinë do ta vazhdojë deri në fund, ndërsa akuzat e djeshme për keqpërdorime, i quajti fushatë parazgjedhore të BESA-s. Ditë më parë kreu i komunës Billal Kasami tha se vendimi i Ministrisë së Arsimit është hakmarrje politike. Komuna vendosi shkarkimin e Llallës kohë më parë pasi raporti i revizionit të brendshëm konstatoi një sërë parregullsish në punën e saj. Në raport theksohej se janë bërë keqpërdorime gjatë investimeve në oborrin e shkollës dhe brenda objektit./Alsat.mk

Baby Boo