Gjermania shprehë mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut


Shkup, 21 mars – Kryeministri Zoran Zaev sot në Shkup u takua me delegacionin e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, të përbërë nga përfaqësuesi special për Evropën Juglindore, Turqinë dhe EFTA-shtetet, ambasadori Kristian Helbah, ambasadori Tomas Osovski, përfaqësues speciale për BE-politika dhe ambasadori gjerman në Shkup, Tomas Gerberih.

“Me Marrëveshjen e Prespës treguam se me dialog të vërtetë është e mundur zgjidhja e problemeve ndërkombëtare në Ballkan. Zbatimi i Marrëveshjes me Republikën e Greqisë dhe mbështetjen që e kemi është motivim i fuqishëm për realizimin e qëllimit tonë, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i procesit të negociatave me BE-në”, theksoi Kryeministri Zaev.

Kryeministri, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO, i theksoi marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve, me interes të ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Në takim u bisedua për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe përkushtimi për krijimin e raporteve të mira me të gjithë fqinjët dhe u konstatua se ky është mesazh i fortë, që rajoni i Ballkanit mund të jetë bartës i paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Njëkohësisht, u konfirmua mbështetja e fortë e Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi i Qeverisë për politikat konstruktive, nëpërmjet të cilave zgjidhen çështjet e rëndësishme të shtetit dhe qytetarëve të saj.

U konstatua se hapja e negociatave me BE-në, gjegjësisht sjellja e vendimit pozitiv të Këshillit të ministrave të BE-së në qershor, bazuar në arritjet dhe meritat e deritanishme do të jetë motivim shtesë për të vazhduar në këtë drejtim dhe intensifikim shtesë i reformave, që siç u konkludua është i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor, para së gjithash nga aspekti i sigurisë, shtohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Baby Boo