Gjermani, ekstremistët e djathtë organizojnë protesta të dhunshme kundër të huajve


Pas vrasjees së dhunshme të një gjermani 35-vjeçar në Chemnitz u mblodhën qindra ekstremistë të djathtë, të cilët ushtruan dhunë në qytet. Qeverai gjermane dhe autoritetet kanë reaguar ashpër.

Gjatë festës së qytetit në Chemnitz u qëllua për vdekjee një gjerman 35-vjeçar. Kjo ngjarje çoi në shkallëzimin e situatës deri me protesta të dhunshme. Policia dhe autoritetet, por edhe përfaqësuesit e institucioneve, kanë reaguar ashpër. Qeveria gjermane ka dënuar ashpër aksionet e së djathtës radikale si “gjah” ndaj të huajve. Një zëdhënës i qytetit Chemnitz i ka quajtur zhvillimet e ditës së dielë si tërësisht të papranueshme. Autoritet e sigurisë kanë patrulluar gjatë gjithë natës nëpër qytet. Deri tani janë arrestuar katër pesona nën akuzën e dhunës, rezistencës dhe pengimit të autoriteteve.

Shumë demonstrata janë planifkuar edhe për këtë të hënë. Lëvizja djathtiste “Pro Chemnitz” ka bërë thirrje në Facebook për demonstrata. Njëkohësisht shumë grupe të majta të Saksonisë kanë paralajmëruar kundërdemonstrata.

Festa ndërpriet për shkak të vrasjes

Të dielën (26.08) pasdite shpërtheu gjatë festës një konflikt me pjesëmarrës të nacionaliteteve të ndryshme. Qindra demonstrues djathtistë protestuan kundër “kriminalitetit të të huajve”. “Ne jemi populli”, brohorisnin ata. Mediat njoftojnë për përleshje të dhunshme mes demonstruesve dhe grupeve të tjera. Edhe policia u sulmua gjatë përpjekjeve për t’i ndarë palët. Në video shihen sulme ndaj migrantëve dhe të huajve. Të paktën një polic u lëndua, ndërsa festa u ndërpre.

Gjatë përleshjeve me grupet e të huajve uplagosën dy persona (33 dhe 38 vjeç). Policia bën të ditur se gjatë përleshjeve janë përdorur edhe armë të ftohta (thika). Deri tani njoftohet për dy të arrestuar, të cilët kanë qenë në vendin e vrasjes së 35-vjeçarit. Deri tani nuk dihet shkaku i konfliktit dhe i vrasjes së tij.

Baby Boo