Vjehrra: E kapa për flokësh. Alketi:Ti je bab i keq, kështu më tha tezja (VIDEO)


Emisioni “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti ne News24 – 10 qershor, 2020.

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur sot konflikti i një familjeje nga Vlora. Një 32-vjeçar, babai i një fëmije 7 vjeç ka trokitur në studio për të rrëfyer historinë e dhimbshme, e cila i ka shkatërruar jetën dhe nuk e lë të jetojë i qetë dhe i lumtur. 32-vjeçari gëzonte martesë që prej vitit 2012 dhe si fryt i saj erdhi në jetë një fëmijë që sot është 7 vjeç.

Nuk do të zgjaste shumë kjo lumturi pasi bashkëshortja një ditë të bukur vendos të largohet nga banesa me gjithë fëmijën me arsyen se duhet të shkonte në Itali për vizitë te motra e saj. Që nga ai moment edhe deri në ditët e sotme 32-vjeçari nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet bashkëshortja dhe fëmija. Ai ka apeluar për ndihmë dhe kërkon të japi një mesazh.

Baby Boo