Gjermani, del në qarkullim treni i parë me hidrogjen

Hidrogjeni do të jetë lënda djegëse për trenët dhe autobusët e kompanisë gjermane EVB”, thuhet në njoftimin e Alstom e cila bën të ditur se treni i ri do të bashkëmenaxhohet nga ata dhe kompania gjermane EVB.

Baby Boo Tinex

“iLint është i veçantë nga shkaku i kombinimit të elementeve të ndryshme inovative: shndërrimi i energjisë së pastër, ruajtje fleksibile të energjisë në bateritë dhe menaxhim të mençur të fuqisë dhe energjisë së disponueshme”, thuhet më tej.

Përveç kësaj, treni i projektuar për operim në linjat jo të elektrizuara, bën të mundur një transport të pastër të qëndrueshëm të trenave, njëkohësisht duke siguruar performancë të nivelit të lartë.

Treni mund të qarkullojë me një shpejtësi maksimale prej 140 kilometra në orë./PC

Restorant Lumare