Seanca të reja për “Tankun” dhe “Dhunën në Qendër”

Seanca e sotme për rastin “Tanku” e ndarë në procedurë të veçantë për ish ministren e brendshme Gordana Jankullovska vazhdoi me dëshmi të dëshmitarëve.
Dëshmitari Sasho Arsov, i punësuar në Ministrinë e Brendshme për çështje të kontrollit të sigurisë tha se Mercedesi i blinduar ishte i nevojshëm për MBP-në. Ai tha se shtetet tjera posedojnë vetura me nivel të sigurisë edhe më të lartë dhe se edhe vendit tonë i nevojiten automjete të tilla me nivel më të lartë sigurie për funksionarët dhe delegacionet e jashtme.
Në seancat paraprake u paraqitën prova materiale dhe u dëgjuan dëshmitarë të cilët kanë qenë të përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “Mercedes”, në vlerë prej 600 mijë eurosh në vitin 2012. Lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove për nevojat e MPB-së.

Sigma Doors

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Dhuna në komunën Qendër” dhe procedurën e ndarë për “Tankun” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancat paraprake të ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në procedurën e ndarë për lëndën “Tanku” të PSP, u paraqitën prova materiale dhe u dëgjuan dëshmitarë, të cilët në një mënyrë kanë qenë të përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë eurosh në vitin 2012.

Në lëndën “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish- këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova edhe tetë persona të tjerë.

Në seancën e mëparshme, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt, Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është caktuar gjykim edhe për vdekjen e vajzës së vogël Tamara Dimovska nga Velesi, e cila në vitin 2015 vdiq duke pritur operacion të kurrizit jashtë vendit.

Me akuzë për “punë të pandërgjegjshme në shërbim” Prokuroria Themelore Publike parashtroi padi penale kundër ish-drejtoreshës së Klinikës për Fëmijë Aspanzia Sofijanova si anëtare e komisionit të shkallës së dytë dhe ish-drejtorëve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë (FSSHM), Maja Parnarxhieva – Zmejkova dhe Xhemail Mehazit.

Padi penale janë parashtruar edhe kundër anëtarëve të komisionit të mjekëve të shkallës së parë, gjegjësisht Vladimir Popovskit, Aleksandar Çaparovskit, Liljana Tozia, Natalia Dolnenenc Baneva dhe Nikolla Gramatikovskit, si dhe kundër anëtarëve të komisionit të shkallës së dytë, Aleksandra Stojanoviq, Shaban Memetit, Riste Simeonov dhe Elena Tërpovska.