Gjeniu i futbollit nga Kumanova që po synon arenat ndërkombëtare (FOTO)


Definicionin specifik për Enverin nga trajneri e kupton kur para vetes sheh statistikat e golave të Xhelilit. Truri i “mjeshtrit” të ri, me potencën për t’u shndërruar një futbollist i madh me nam, ka punuar në realizimin e 56 golave brenda sezonit në 15 ndeshje të realizuara në Ligën e Maqedonisë për fëmijë.

Shkup, 16 qershor- Enver Xhelili është ylli i ri nga Kumanova që po shkëlqen me talentin e tij prej futbollisti. Ai është përzgjedhur nga përfaqësuesja e Maqedonisë për grupmoshat U13 në një konkurrenc prej më shumë se 200 fëmijë nga e gjithë Maqedonia, shkruan gazeta Lajm.

Xhelili është futbollist i KF Milano. I lindur në Kumanovë më vitin 2005.

Futbollisti i ri kumanovar ka mahnitur me paraqitjen e tij në testet e përfaqësueses së Maqedonisë, ku në Komision për përzgjedhjen e futbollistëve kanë marrë pjesë 8 profesorë universitar të sportit si dhe ish futbollistë dhe menaxher të njohur.

“Enveri është kapiten i ekipit. Është truri i ekipit. Luan në pozicionin e gjysëm- sulmuesit”, ka deklaruar për gazetën Lajm trajneri i Enver Xhelilit, Erkan Jusuf.

Definicionin specifik për Enverin nga trajneri e kupton kur para vetes sheh statistikat e golave të Xhelilit. Truri i “mjeshtrit” të ri, me potencën për t’u shndërruar një futbollist i madh me nam, ka punuar në realizimin e 56 golave brenda sezonit në 15 ndeshje të realizuara në Ligën e Maqedonisë për fëmijë.

Enver Xhelili ka folur për ndjenjat e tij gjatë testeve për tu zgjedhur në mesin e 23 më të mirëve në reprezentacion.
“Në fillim kisha pak frikë, por me kalimin e kohës e kalova frikën dhe u ndjeva më i lirë për t’i treguar shkathtësitë e mia. Ndjehem shumë i lumtur. Nuk do të ndalem për ta treguar talentim tim”, tha gjeniu i vogël për gazetën Lajm.

Emocione plot, ai ka zbuluar edhe endërrën e tij për të ardhmën.

“Dëshiroj ta shfaq talentin edhe në Europë. Dhe, një ditë të bëhem si Ronaldo”.

Ai shprehet falënderues ndaj prindit për përkrahjen dhe motivimin e vazhdueshëm, si dhe trajnerin Jusuf për punën dhe profesionalizmin.

 

Baby Boo