Gjendet një trup i pajetë në hekurudhën e Shkupit


Në stacionin hekurudhor “Zhelenikov”ë, në drejtim të Velesit, afër shinave, dje është gjetur një trup i njeriut. “Dje në ora 09:42 në SPB Shkup, T.G., punonjës i Hekurudhave të Maqedonisë, ka raportuar se një kilometër pas stacionit hekurudhor Zhelenikovë, në drejtim të Velesit, në afërsi të shinave, ka gjetur një trup të njeriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dorëzohet për autopsi. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e SPB Shkup.

Baby Boo