Gjendet e vrarë një grua në Tiranë, arrestohet e motra: Dyshimet e policisë


Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës. Burime nga policia për gazetarin Besar Bajraktaraj thonë se viktima, Amanda Pushani, 37 vjeç, ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj, Marsela Pushani, 40 vjeç.

Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites së të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se Amanda Pushani ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një debati mes dy motrave.

Baby Boo