Gjendet e vdekur 39 vjeçarja në Liqenin e Prespës


MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në Liqenin e Prespës është gjetur e vdekur një 39-vjeçare. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Më datë 11.11.2022, në ora 21:00 në SPB-Manastir është raportuar se trupi i pajetë i R.A.(39) nga fshati Mogillë të Manastirit është gjetur në ujërat e liqenit të Prespës. pas çka njësitë zjarrfikëse të Resnjës e kanë nxjerrë nga uji dhe me urdhër të prokurorit publik është transportuar në Spitalin klinik Manastir për obduksion”, thonë nga MPB.

Baby Boo