Erdogan u bën thirrje turqve që t’i bojkotojnë mallrat franceze, por gruaja e tij me Hermes!


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje turqve që të mos blejnë kurrë mallra franceze ndërsa kërkoi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që ta ndalin agjendën “anti-islamike” të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Erdogan ka thënë të shtunën se Macron ka problem me myslimanët dhe se ka nevojë për kontrolle të shëndetit mendor.

Deklarata ka bërë që Franca ta tërheqë ambasadorin e saj nga Ankaraja.“Njëjtë sikurse ata që thonë: ‘Mos blini mall të markave turke’ në Francë edhe unë u bëj thirrje qytetarëve të mi nga këtu, që të mos i ndihmojnë kurrë markat franceze ose të mos i blejnë ato” tha të hënën Erdogan.

Por si që shihet në fotografinë më poshtë gruaja e tij nuk e respekton thirrjen e të parit të shtetit!

Baby Boo