Gjenden qindra mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve të Andaluzisë në Granada (711-1492)


Gjatë një gërmimi në qytetin Granada në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u gjetën një numër i madh mbetjesh njerëzore të cilat pretendohet se u përkasin muslimanëve që kanë jetuar në vitet e fundit të periudhës Islame Andaluziane (711-1492).

Dr. Amjad Suliman, arkeologu në krye të ekipit për gërmimet e kryera në një zonë në qendër të qytetit Granada, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se pas gërmimeve që filluan më 18 tetor 2021 në një zonë prej 1.000 metër katrorë kanë gjetur 5 varre masive dhe rreth 600 skelete njerëzore.

Gjatë një gërmimi në qytetin Granada në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u gjetën një numër i madh mbetjesh njerëzore të cilat pretendohet se u përkasin muslimanëve që kanë jetuar në vitet e fundit të periudhës Islame Andaluziane (711-1492). ( Ahmet Abbasi – Anadolu Agency )

“Nga burimet historike dhe punimet arkeologjike që kemi kryer e dimë se në Granada ndodhet varreza më e madhe e muslimanëve në Evropë, me emrin Sahl Ben Malik (një dijetar dhe shkrimtar andaluzian i shek.12) në periudhën Islame të Andaluzisë”, tha Suliman i cili vuri në dukje që në çdo gërmim nëntokësor në këto territore dalin mbetje të periudhës Islame Andaluziane.

Gjatë një gërmimi në qytetin Granada në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u gjetën një numër i madh mbetjesh njerëzore të cilat pretendohet se u përkasin muslimanëve që kanë jetuar në vitet e fundit të periudhës Islame Andaluziane (711-1492). ( Ahmet Abbasi – Anadolu Agency )

Ai tha se gjatë gërmimeve kanë arritur të zbulojnë gjetje që datojnë nga Mesjeta. “Kemi gjetur eshtra njerëzore nga të gjitha moshat dhe gjinitë njëra mbi tjetrën për shkak të përjetimeve historike dhe mungesës së hapësirës. Muslimanët e periudhës, duke fshehur identitetin e tyre kundër krishterizimit të detyruar, ata linin një kartë vdekjeje pranë qefinëve për t‘u vendosur në varret e tyre. Në gërmime kemi gjetur pjesë edhe nga këto”, thekson Suliman.

Në përputhje me ligjet aktuale është e detyrueshme që të ketë grup arkeologësh të përbërë nga të paktën 2 persona në çdo gërmim që kryhet në qytet, tha Suliman i cili shtoi se për arsye se Granada ishte qyteti i fundit që u pushtua nga të krishterët gjatë periudhës islame të Andaluzisë, humbjet muslimane këtu ishin shumë më të larta. Suliman rikujton se Granada u konvertua me forcë në krishterim pas vitit 1492 dhe se muslimanët dhe hebrenjtë që nuk e pranuan këtë u syrgjynosën (internuan).

“Mbretët katolikë me një vendim të marrë në vitin 1501 urdhëruan që gurët në varrezat muslimane të përdoren në shumë objekte, kryesisht fetare të ndërtuara në atë periudhë. Në ditët e sotme këto gurë varresh mund t’i shohim në disa mure të Pallatit Alhambra ose në Manastirin San Jeronimo”, deklaroi Suliman.

– “Qëllimi ynë është kryerja e analizave të nevojshme dhe varrosja e mbetjeve në varrezën muslimane”
Kryetari i Fondacionit të Xhamisë së Madhe Granada, Umar del Pozo ka vënë në dukje se shumë mbetje njerëzore që u përkasin muslimanëve janë gjetur në gërmimet e kryera në vende të ndryshme deri më tani në Granada. Sipas tij, tani këto mbetje njerëzore janë gjetur në qendër të qytetit.

“Mbetjet njerëzore të gjetura deri më tani mbaheshin në magazinë në Drejtorinë e Kulturës së Granadës, por në këtë gjetje të re ne dëshirojmë të marrim eshtrat për analiza antropologjike. Më pas duam t‘i marrim këto eshtra dhe të kryejmë procesin e varrosjes në varrezën e muslimanëve. Kërkon proces të gjatë dhe financim të rëndësishëm. Qëllimi ynë është kryerja e analizave të nevojshme dhe varrosja e mbetjeve në varrezën muslimane”, tha Pozo.

Baby Boo