Filipçe paralajmëroi vaksina të reja dhe hapje të pikave të vaksinimit!


Deri në fund të muajit qershor pritet të arrijnë rreth 600 mijë vaksina, me çka do të mund të përshpejtohet procesi i vaksinimit i cili periudhës që vijon është ngadalësuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka paralajmëruar se më 28 qershor duhet të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer”, nëpërmjet mekanizmit të Kovaksit, kurse deri më 30 qershor pritet edhe dërgesa prej 500 mijë vaksinave kineze “Sinovak”.
Me këtë, siç tha ministri pritet që në periudhën që vijon të hapen edhe pikat e vaksinimit që secili qytetar të mund të pranojë vaksinën kundër Kovid.

“Në fund të javës së ardhshme priten këto sasi të mëdha të arrijnë, që javën që vjen të përshpejtohet dukshëm procesi i vaksinimit. Në periudhën jo më gjatë se dy javësh, të gjithë qytetarët e paraqitur të cilët presin termin, kurse ata janë rreth 180.000, do të fitojnë termin dhe do të vaksinohen, që më pas t’i hapim pikat për të gjithë ata që kanë treguar vullnet të vaksinohen”, tha Filipçe në Manastir.

Baby Boo