Gjatë kësaj fundjave sanksionohen 147 shoferë nën ndikimin e alkoolit në Shkup


Një person është lënduar rëndë, ndërsa 28 janë lënduar lehtë në 18 prej 29 aksidenteve të regjistruara në tri ditët e kaluara në rajonin e SPB Shkup.

Policia e trafikut i ka sanksionuar 169 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa i ka përjashtuar 229 shoferë, prej të cilëve 147 nën ndikimin e alkoolit, 52 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe 30 shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 69 automjete të paregjistruara, 204 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave, ndërsa janë larguar me karrotrecin 114.

Njëmbëdhjetë këmbësorë e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, ndërsa 10 kanë kaluar në udhëkryq në semafor të kuq.

Katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, dy janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, gjashtë kanë tejkaluar në mënyrë jo të drejtë, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimi, ndërsa 25 nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse me motor, moped dhe motoçikletë.

Baby Boo