Gjashtëqind praktikant policorë kërkojnë uniformë dhe rrogë

Tre muaj pas dhënies së provimit, mbi 600 persona të trajnuar për policë, ende punojnë si praktikant, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk është sjellë vendim për punësimin e tyre.

Baby Boo

“Kërkojmë nga Ministria të sjellë vendim për këtë kategori të të punësuarve dhe të gjendet mënyrë për dëmshpërblim në bazë të dallimit të rrogave dhe kontributeve nga dhënia e provimit deri në sjelljen e vendimit për punësim për kohë të pacaktuar”, thanë nga Sindikati i Pavarur i Policisë në konferencë për media.

Ato thonë se çdo personi që ka kaluar provimin dhe punon si praktikant i është shkaktuar dëm prej 10.000- 15.000 denarë në muaj.

“Periudha e caktuar ligjore për kryerjen e stazhit të praktikantit prej 6 muaj, që është nënshkruar me Ligjin për punë të brendshme dhe Marrëveshjes kolektive të MPB, mbetet që praktika nuk është respektuar dhe kolegët të kryejnë stazh dhe pas 14 muajve të marrin vendim”, thonë ata.

Përveç vendimit, kjo kategori e të punësuarve janë lënë pa uniformë që nga fillimi dhe janë detyruar që vetë të gjinden, të blejnë ose qepin. Në janar kanë dërguar letër te ministri i MPB-së, por deri tani nuk ka përgjigje.


Restorant Lumare