Gjashtë mënyra për të rritur fuqinë dhe cilësinë e sinjalit Wi-Fi


Përditshmëria jonë është tashmë e lidhur ngushtë me botën online dhe rrjeti Wi-Fi është një ndër teknologjitë më komode për secilin prej nesh. Largësia nga routeri i Wi-Fi do thotë se sinjali fillon të dobësohet dhe shpejtësia e internetit të reduktohet. Në një situatë të tillë mund të mendoni se çfarë duhet të bëjë për të forcuar sinjalin Wi-Fi. Ju mund të përmirësoni sinjalin Wi-Fi as saqë të arrijë edhe jashtë shtëpisë, në oborr, tek fqinjët. 6 mënyra se si mund të përmirësoni fuqinë e sinjalit Wi-Fi:

Ndryshoni routerin nga 802.11ac në 802.11ax
Sa më i vjetër standardi, aq më i vogël mbulimi dhe kapaciteti i sinjalit. Ndryshimi më i madh mes këtyre standardeve dhe atij modern 802.11ax është kapaciteti që ofron mbi të njëjtat distanca.

Ndryshoni vendin e routerit
Të vendosësh routerin pas objekteve të mëdha është mënyra më e mirë për t’i reduktuar rrezen e mbulimit.

Përdorni një rrjet wireless “Mesh”
Një rrjet wireless ‘Mesh’ është mënyra më e mirë për të pasur sinjal Wi-Fi të qëndrueshëm në çdo cep të shtëpisë. Rrjetet Wi-Fi Mesh përdorin më shumë se një pajisje të vetme për të mbuluar gjithë shtëpinë me sinjal Wi-Fi.

Përmirësoni antenat Wi-Fi
Zëvendësimi i antenave është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për të rritur fuqinë e sinjalit, mbulimin dhe shpejtësinë e internetit.

Përdorni një zgjerues sinjali Wi-Fi
Zgjeruesit wireless më të thjeshtë janë ato powerline. Adapterët e tillë mjafton t’i vendosni në një prizë elektrike, njërin afër routerit dhe tjetrin aty ku doni të zgjeroni sinjalin dhe kaq.

Krijoni vetë një objekt për të rritur fuqinë e sinjalit
Një tjetër mënyrë e thjeshtë, por shumë efektive është të krijoni vetë një objekt për të rritur fuqinë e sinjalit Wi-Fi. Shikoni videon më poshtë për të mësuar sesi me mjete artizanale mund të rrisni cilësinë dhe fuqinë e sinjalit.

Baby Boo