Mickoski: Do ta hetojmë prejardhjen e pronës së të gjithë politikanëve, do të fillojmë nga unë e deri tek i fundit në vend


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot nga Mavrova -Rostusha theksoi se periudha në vijim është sfiduese dhe se qytetarët duhet të vendosin në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse në vend të poshtëruar, të plaçkitur dhe kriminel apo në vend ku do të ndërtohet e ardhmja e gjeneratave të reja. Mickoski theksoi se 15 korriku është mundësi që qytetarët ta kthejnë shtetin në rrugët e drejta me votë për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin “Për Ripërtëritje të Maqedonisë” dhe të bëhen projekte për secilin qytetar nga programi “Ripërtëritje”.

Ai tha se politikanët, për të qenë shembull, duhet të fillojnë nga vetja dhe ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet. Gjithashtu Mickoski theksoi se duhet të ketë sistem të fuqishëm juridik i cili do të kontrollojë prejardhjen e pronës së politikanëve, përfshirë edhe Zoran Zaevin he të hetohet si është e mundur me profesionin politik të ndërtohen villa, banesa dhe të kenë automobila luksoz. Do të kontrollojmë nga i pari deri te i fundit, theksoi Mickoski.

Baby Boo