GJARPËRINJ NË FAKULTET! STUDENËT STUDIOJNË CILËT JANË HELMUES!!


Me vete ka marrë disa lloje të gjarpërinjve për të treguar se sa janë helmues, dhe në cilat vende të vendit tonë jetojnë. Marko Naumovski, një student i mjekësisë së përgjithëshme, ishte më interesanti me prezantimin e tij. Ai kishte me vete disa gjarpërinj ku i mbante në alkohol.

“Këtu kemi gjarprin smog  i cili paraqet gjarprin medicinal.
Ndërsa gjarpërinjt helmues të cilët mund të hasen në teritorin e Republikës së Maqedonisë, ky është Poskoku i njohur sipas bririt në majë të kokës dhe larmave në pjesën e shpinës, këtu e kemi Laramanin gjithashtu lloj helmues dhe laramanin kokë-mprehur i cili haset në lartësi mbidetare prej 2600 metrave. Të gjitha këto tre lloje janë lloje helmuese, vdekjeprurëse për njerëzit dhe helmi i tyre është hemotoksik që do të thotë e sulmon sistemin kardiovaskular”, tha Marko Naumovski, student i Mjekësisë së përgjithshme.

Njëra nga organizatoret e këtij eventi në Fakultetin Filozofik të Kirillit dhe Metodit, thotë se është e kënaqur me interesimin dhe kreativitetin e shfaqur të studentëve. Përveç temave të përditshme disa prej studentëve kanë bërë edhe tema hulumtuese.

“Mund të them se çdo vit kemi numër më të madh të të rinjve të cilët veçmë janë të njoftuar me këtë ngjarje, e dinë se çfarë ofron, e dijë se ku mund të drejtohen për informacione për aktivitetet e organziatave të të rinjve dhe atyre joqeveritare, i vizitojnë ligjeratat dhe bëhen pjesë e ndonjë organizate”, tha Stefani Spirovska, “MOV”.

Kjo ngjarje e organizuar nga “Mov” u quajt “Stacioni i Studentëve” dhe është hera e gjashtë që bëhet një organizim i tillë.

Baby Boo