Gjakovë, dy raste të reja të dhunës ndaj grave


Në raportin e policisë janë dhënë detaje për dy raste të tjera të dhunës ndaj grave në qytetin e Gjakovës. Një burrë është arrestuar rreth orës 23:00 pasi është denoncuar nga gruaja e tij për dhunë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht gruan e tij e cila si pasojë e sulmit kishte pranuar tretman mjekësor.

Në rastin tjetër dy vajza e kanë denoncuar babanë e tyre për keqtrajtim fizik e psikologjik.

Në të dy rastet, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Pacensure

Baby Boo