Gazetarja muslimane e arr*estuar në Mianmar vendoset në izolim për shkak se agjëron


Gazetarja muslimane Kay Zon Nway e cila u arr*estua në muajin shkurt për raportimin e pro*testave kundër grushtit të shtetit në Mianmar, mësohet se është vendosur në izolim për shkak se agjëron në muajin e Ramazanit.
Nilar Khine, avokatja e gazetares Nyaw e cila punon për faqen e internetit Myanma Now, theksoi në seancën e mbajtur dje se gazetarja po mbahet në izolim që prej 28 prillit.

Avokatja Kihine transmetoi se Nyaw po agjëron me rastin e muajit të Ramazanit dhe se ajo mbahet në izolim me pretendimin se po kryen grevë urie. “Nyaw nuk ka ndërmarrë ndonjë pro*testë përgjatë kohës që mbahet brenda. Ajo ka mbajtur agjërim vetëm për shkak të Ramazanit. Ajo po mbahet pa arsye me bu*rgosje në izolim”, tha Kihine e cila shtoi se i ka bërë kërkesë gjykatës ushtarake që gazetarja të nxirret nga izolimi.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndihmës për të Bu*rgosurit Politikë (AAPP), që nga 1 shkurti e deri më tani në Mianmar ndodhen të arr*estuar 48 gazetarë.
Grusht shteti ushtarak në Mianmar
Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, ndërsa më pas arr*estoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.
Deri më tani 772 civilë kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes me ar*më nga ushtria e Mianmarit kundër pro*testuesve.
Në vend vazhdojnë pro*testat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arr*est.

Baby Boo