Gazetari, Zaevit: Kryeminstër, po vonoheni sikurse rritja ekonomike!


Kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, dje kanë mbajtur konferencë për shtyp në të cilën kanë prezantuar planet ekonomike për vitin 2019.

Por, krahas diskutimeve që u zhvilluan në konferencë ajo që ra në sy ishte edhe vonesa e kryeministrit Zoran Zaev në konferencë, ndërsa gazetarët nuk e lëshuan këtë mundësi për ta “kritikuar” Zaevin.

Gazetari i Klan Maqedoni, Furkan Saliu, para se të fillojë konferenca për shtyp ju drejtua Zaevit me fjalët: “Kryeministër, po vonoheni sikur rritja jonë ekonomike!”. Fjalët e gazetarit shkaktuan të qeshura tek të pranishmit tjerë në sallë.

Këto fjalë Zoran Zaev nuk i mori seriozisht dhe nuk ju kundërpërgjigj gazetarit.

Baby Boo