Burri rrahet nga bashkëshortja dhe djali, 6 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit


Në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje dhe është arrestuar një person i cili muajin e kaluar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

I arrestuari është një qytetar nga Fushë Kosovë, i cili më datë 25.12.2021, pas një mosmarrëveshje në familje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i parë i dhunës në familje është raportuar të hënën në Gjakovë rreth orës 09:30.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan rtv21.tv

Më pas rreth orës 10:30, në Lipjan është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari ka tentuar ta sulmoj fizikisht babanë e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në orën 12:00, viktima nga Prishtina ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari me të cilën është duke bashkëjetuar. Policia ka njoftuar se i dyshuari nuk është takuar dhe rasti është duke vazhduar të hetohet.

Rasti i katërt i dhunës në familje është raportuar në Prizren rreth orës 17:06. Janë shoqëruar në stacionin policore dy të dyshuar, pasi që kanë pas konflikt në mes tyre. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Më pas në orën 17:42, në Lipjan është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar. Kurse me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti i gjashtë i dhunës në familje është raportuar në Viti rreth orës 19:00. Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja edhe djali i tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Baby Boo