Mëngjesin e së shtunës, u gjet në makinën e tij, i vrarë gardisti 31 vjeçar Shkëlzen Qordja. Njëkohësisht ishte edhe shoferi i ministrit Xhafaj.


Pistat e hetimit për të janë nga më të ndryshmet, por ekspertiza ligjore e cilësoi si vetvrasje. Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se:
“Pozicioni i Shkëlzenit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja meriton hetim të shpejtë.
Ka dy elementë: Para se të ndodhte ngjarja shoferi ka qënë në festën e ambasadës amerikanë në pallatin e brigadave. Vdekja ka ndodhur shumë orë para se të gjendet kufoma.
Makina ka hyrë pas mbarimit të aktivitetit, shoferi ka hyrë në ambientet e Gardës, dhe nuk është kontrolluar pasi shoferat e ministrave nuk kontrollohen.
Vëllai i viktimës që është po ashtu shofer, ka kërkuar të hapet garazhi dhe ka gjetur viktimën. Ishte ai që vuri në dijeni Gardën. Oficeri i shërbimit nuk ka dëgjuar asgjë, është e dyshimtë.
Arma “MP5”nuk është arma e personale e shërbimit. Këtu lind dyshimi.