Përmbytje me verë të kuqe, momenti shokues kur shpërthen depozita prej 50.000 litrash


Përmbytje me verë të kuqe, kjo është ajo që ka ndodhur në Spanjë, pasi shpërtheu depozita prej 50 mijë litrash në një kantinë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale janë bërë virale, ndërsa ngjarja ndodhi në kantinën e verës Bodegas Vitivinos në Villamalea.

Një “det i kuq” shumë shpejti mbuloi të gjithë zonën ndërsa u përhape edhe poshtë automjeteve të parkuara aty afër.

Videoja fillimisht u shpërnda në mediat sociale dje dhe është pëlqyer dhjetëra mijëra herë.

Baby Boo