Gazetari Elkier Bushkolaj i del në mbrojtje të arrestuarit Isuf Koka


Gazetari i njohur Elkier Bushkolaj në përkrahje të Isuf Kokës shkruan:

Më mijëra protestues të opozitës maqedonase, mes tyre edhe nacionalistë radikalë të financuar nga Beogradi e Moska edhe mbrëmjen e kësaj të mërkure pushtuan rrugët e Shkupit për të protestuar kundër marrëveshjes me Bullgarinë. Pavarësisht se në protestë kishin dalë kundër bullgarëve, siç dje dilnin kundër grekëve për emrin, protestuesit nisën të sulmojnë pronat e bizneset e shqiptarëve të Shkupit, teksa nuk munguan as sulmet me molotov e sende të forta edhe ndaj statujës së Skënderbeut, që mesa duket i komplekson edhe sot në 2022. Përballë këtij agresioni dhe thirrjeve “shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”, shumë shqiptarë dolën për të mbrojtur pronat e tyre, e përballë sulmeve agresive biznesmeni Isuf Koka ka qëlluar në ajër me pistoletën që e kishte me leje për të trembur vandalët. Lideri i opozitës Mickoski ka pretenduar se biznesmeni shqiptar ka qëlluar në drejtim të tij, por pasi gazetarët shqiptarë sqaruan të vërtetën Mickoski u tërhoq nga deklarata e tij. Për radikalët sllavë pa identitet, shqiptarët janë fajtorë edhe pse Bullgaria pretendon se gjuha që flasin maqedonasit është dialekt i gjuhës bullgare, janë fajtorë edhe pse grekët kërkuan ndërrimin e emrit të këtij shteti artificial. Këto zhvillime i çjerrin maskën nismave si “Open Balkan”, pasi hasmi i vjetër kurrë nuk bëhet mik i ri dhe maqedonasit duhet të binden se shqiptarët nuk janë më vetëm 20%-shi, por janë autoktonë në atë vend.

Baby Boo