Gaza, Izraeli do të ndërtojë një barrierë të re nën det


Gaza, Izraeli do të ndërtojë një barrierë të re nën det
Izraeli ka nisur ndërtimin e një barriere të re nën det, në zonën e Ashqelon, në veri të Rripit të Gazës.

Siç shkruajnë mediat, përcjell noa.al, gjithçka për të shmangur infiltrimin e terroristëve të organizatës “Hamas”.

I gjithë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit 2018 dhe do të garantojë mbrojtje për disa vite.

Ndërkohë Bashkimi Europian, gjatë mbledhjes së Këshillit të Jashtëm, konfirmoi mbështetjen për gjetjen e zgjidhjes mes Izraelit dhe Palestinës, pa pasur humbje të tjera në njerëz.

Situata mes Izraelit dhe Palestinës u tensionua dhe u shoqërua me viktima, gjatë inaugurimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

Të paktën 60 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi një mijë të tjerë janë plagosur nga përplasjet mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve.

Baby Boo