Gati e gjithë BE ka marrë të holla për ballafaqim me koronavirusin përveç Maqedonisë


Maqedonia e Veriut nuk u gjet mes 17 vendeve-anëtare dhe 3 vendeve-aderuese që morën gjithsej 530 milionë euro për lu ftë kundër koronavirusit nga Bashkimi Evropian.
Fillimisht është dërguar shkresë, por pastaj, siç thonë nga Komisioni Evropian për TV21, shteti nuk e ka dërguar aplikimin përfundimtar.

“Republika e Maqedonisë së Veriut kishte të drejtë, dhe ata fillimisht u janë drejtuar shërbimeve të Komisionit me një letër preliminare në të cilën theksohej qëllimi i tyre për të aplikuar, por në fund nuk dërguan kërkesë zyrtare deri më afatin e fundit – 24 qershor”, deklarojnë për media nga Komisioni Evropian.
Por, përse vendi nuk ka aplikuar për këto mjete për t’i mbuluar shpenzimet? Përgjigje kërkuam nga Qeveria. Prej atje thonë se kanë marrë vendim për të aplikuar në seancë qeveritare, por pas përpunimit të të dhënave, kanë ardhur në konkluzion se RMV-ja nuk i plotëson kushtet e nevojshme.

“Në fakt mbështetja nga Fondi Solidar i Bashkimit Evropian ishte e kushtëzuar me ngarkesë të financave publike me prag minimal prej 1/5 miliardë eurove (çmime nga viti 2011) ose 0.3% nga të ardhurat kombëtare bruto (AKB) të vendit potencial që aplikon.
Në numra absolutë, në rastin me Republikën e Maqedonisë së Veriut, pragu në fjalë ishte 30.852.000 euro dhe i njëjti nuk ishte arritur, duke pasur parasysh se shuma e shpenzimeve urgjente të paraqitura nga institucionet/komunat ishte “7.670.831 euro”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Nga Qeveria shtojnë se për shkak të organizimit të shpejtë dhe efikas të institucioneve shtetërore, ishte siguruar sasi e madhe donacionesh në lu*ftën kundër Kovid 19 që nuk kanë shkaktuar të dala të tjera dhe në mënyrë dramatike janë ulur të dalat shtetërore në këto blerje dhe pragu të cilin e projektoi BE-ja prej 30.852.000 eurove (në rastin tonë), nuk u arrit.
Vendet që nuk i kanë plotësuar kushtet për aplikim, kanë paraqitur humbje minimale apo humbje më të mëdha sipas kritereve për aplikim.

Përndryshe, nga vendet që kanë marrë ndihmë, në vend të parë është Franca me mbi 91 milion euro, vijon Italia me mbi 76, në vend të tretë është Portugalia me mbi 55 milionë euro.
Deri më tani, në lu*ftën me Kovid 19 BE-ja Maqedonisë i ka dhënë 66 milionë euro të cilat sipas Qeverisë janë shpërndarë për institucionet kritike.

Përkrahja e kërkuar financiare prej BE-së ka të bëjë me aktivitet ose të organizuara ose të parashikuara për periudhë prej 4 muajve duke llogaritur nga data kur vendi i cili aplikon zyrtarisht i ka miratuar masat mbrojtëse ose ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Periudha referente ishte periudha 10.03. – 09.07. 2020.
Ndër vendet që nuk kanë marrë ndihmë është Kosova, ndërsa nga Komisioni evropian për media thonë se Kosova nuk i plotëson kushtet.

“Kosova nuk i plotëson kushtet për përkrahje sipas FSBE-së. (Neni 2, (1)), i përcakton si shtete të përshtatshme, vend – anëtar ose vend të përfshirë në negociatat aderuese me Bashkimin”, thonë për media nga Komisioni Evropian.
Kontributin financiar, i propozuar nga Komisioni tani duhet ta miratojë Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Ndihma financiare pastaj do t’u paguhet vendeve kandidate.

Baby Boo