Gashi: Kur të vijmë në pushtet, do të revidojmë konceptin për librat digjitalë


Lideri i Alternativës, Afrim Gashi krahas që është shprehur kundër ndryshimeve në sistemin arsimor me të cilat parashihet futje e librave digjitalë, ka paralajmëruar, se në rast se partia e tij vjen në pushtet, do të ndryshojë konceptin e ri arsimor.

“Në momentin kur do të vijmë në pushtet, ne këtë proces do ta revidojmë dhe do të gjejmë mënyrë që të ndërtojmë koncept të ri e cila do të jetë e pranueshme për të gjithë faktorët dhe që do ta zbatojnë të gjithë së bashku”, tha Gashi pas takimit joformal me gazetarët e cila kishte temë konceptin e ri arsimor dhe futjen e librave digjitalë në procesin arsimor.

Gashi ka propozuar, që para miratimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend, të realizohet debat publik për këto ndryshime, dhe në kuadër të tij të përfshihen të gjithë palët e përfshira në këtë çështje, duke përmendur edhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Baby Boo