Gashi kryeministër? Hoxha: Qesharake për t’u komentuar


VMRO-DPMNE propozoi që për kryeministër shqiptar të jetë Afrim Gashi, lideri i Alternativës.

Se sa mund të jetë e realizueshme kjo, u pyet sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në ClickPlus në TV21.

“Ndoshta për momentin, Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti kanë parë afinitetet spektakulare të Afrim Gashit, për të zgjidhur çështjet madhore,… atëherë kjo është qesharake për t’u komentuar dhe nuk dua të ndalem në këtë pjesë. Kjo është për të banalizuar debatin politik”, tha Hoxha.

Baby Boo