Gashi: E fitojmë BDI-në me 5-6 deputetë diferencë!


Në kampin shqiptarë në zgjedhje, shqiptarët do të kenë dy opsione. Opsioni i tretë do të jetë aq i parëndësishëm sa që nuk do të fitojë asnjë deputet. Këto janë qëndrimet e kreut të Alternativës, Afrim Gashi, i pyetur se si do të jenë të qendisura listat zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit. Sipas tij, gara kryesore në zgjedhje do të jetë mes BDI-së dhe VLEN-it.

Gashi i bindur në fitore më 8 maj: Dallimi mes VLEN dhe BDI do të jetë minimum 5-6 deputetë

-Mendoj se në këto zgjedhje shqiptarët e kanë mjaftë pastër situatën, kurrë më pastër se kaq nuk ka qenë.
Vazhdojmë t’i kemi dy lista tash për tash, dy kampe. Besoj që do të mbeten dy, z.Sela, z.Rexhepi, z.Hoxha..
-Por nuk jam i sigurtë tash çfarë do të bëjnë. Intuita politike më thotë se do të shkojmë me dy lista. Edhe nëse del dikush, do të jetë aq i pa rëndësishëm sa që nuk do të mer asnjë deputet. Deputetët do të ndahen mes kampit të BDI-së dhe VLEN-it, tha Afrim Gashi – Kryetar i Alternativës.

Gashi është i bindur se do të fitojnë mbi 20 deputetë dhe për këtë bën thirrje për mbështetje nga qytetarët sepse siç thotë, këto numra do të jenë të nevojshme për të patur fuqi në tavolinën e negociatave, pavarësisht se kush fiton në kampin maqedonas.

–Vetëm e di se do të jetë një dallim bukur i madh.
Sa deputetë më shumë pra?
-Minimum 5-6 deputetë do të jetë dallimi, minimum, minimum.
Matematikën që e thatë, minimum 5, i bie 17 me, që matematikisht duhet me qenë 13, të jetë 4 diferenca. 17 me 13.
-Më shumë më shumë.
Më shumë? Paska me qenë interesant.
-Ne numrin e deputetëve do ta kemi me numrin 2 përpara, mbi 20.

Gashi i bën thirrje kreut të BDI-së Ali Ahmeti që të tërhiqet nga politika, dhe t’ua shtrijë dorën e mirënjohjes partive opozitare që janë bashkuar, e t’u thotë, hallall ju qoftë. Mirëpo sipas Gashit, Ahmeti nuk e ka atë guxim.

Baby Boo