Ganiu dhe Xhaferoviç shënojnë Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve


Me vendosjen e luleve të freskëta në Memorialin kushtuar viktimave të pafajshme civile të gjenocidin serb në Srebrenicë, shënuam 28 Shtatorin-Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve në prani të anëtarit të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z.Shefik Xhaferoviç.

Në fjalën mirëseardhëse për mysafirin ne lartë nga Bosnja mike, duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, theksova se ky memorial, i vetmi kushtuar viktimave të Srebrenicës, jashtë territorit të Bosnjës, i dedikohet qëndresës epike të popullit bosnjak në përpjekjet shekullore për ekzistencë.
Thash se kjo ditë shënohet me mburje por jo edhe pa dhembje, duke vendosur lule në epitafin përkujtimor i cili tashmë është simboli global i Srebrenicës gjegjësisht gjenocidit në Srebrenicë.

Populli shqiptar dhe ai boshnjak, kanë qenë ndër popujt më të persekutuar në Ballkan. Ata që falin dhe harrojnë janë injorantë, dhe ata që falin dhe nuk harrojnë janë të ditur. Ne do zgjedhim rrugën e dytë. Përmes këtij epitafi jo vetëm një herë në vit, por çdo ditë sa herë që kalojmë pranë këtij simboli do përjetojmë një copëz mozaiku të dhembjes boshnjake dhe përpjekjes së tyre për të ecur në histori. Vëllezërit shqiptarë do i keni pranë, kudo dhe kurdoherë. Popujt që ndajnë një histori, ndajnë edhe një ardhmëri të përbashkët.

Po ashtu shtova se shqiptarët më së miri e ndjejnë dhimbjen e boshnjakëve.
Nuk besoj të ketë ndonjë popull tjetër që mund të empatizojë me boshnjakët në dhimbjet e tyre, t’i kuptojnë ata në ambiciet e tyre dhe t’i shtrijnë dorën vëllazërore e të ecin tok drejt ardhmërisë së ndritshme. E përbashkëta e këtyre popujve është dhimbja, fati i tyre është kalitja në shtypje dhe shpresa e tyre janë rinia e ndritshme.

Anëtari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës E.T. Shefik Xhaferoviç duke më falënderuar për pritjen vëllazërore dhe për inicimin e ndërtimit të Memorialit të Srebrenicës mes Shkupit tha se sot në Ditën e Boshnjakëve gjendet në një vend të veçantë, në memorialin e viktimava të gjenocidit që ndodhi në një zonë të mbrojtur siç ishte Srebrenica.

‘Ky gjenocid është i pari i kryer pas mbarimit të Luftës së dytë botërore deri sot dhe e githë bota e civilizuar duhet ti nderoj këta viktima dhe ti dënon ata që e kanë planifikuar dhe realizuar. Ata duhet të gjykohen dhe dënohen. Njerëz të civilizuar siç jeni ju këtu përjutoni viktimat dhe e pranini gjenocidin, ndërsa është akti anti-civilizues dhje barbar mosnjohja e gjenocidit dhe lëndimi i viktimave të këtij gjenocidi. Ju jeni shembull se si duhet bota të vepron’, tha Xahferoviç.

Ndryshe ftesën për vizitën e sotme në Çair, anëtarit të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviç ja dorëzuam gjatë vizitës zyrtare në Sarajevë të realizuar me kryetarin e parë të Çairit, Izet Mexhiti dy muaj më parë.

Baby Boo