Gani Kolovica: Si e gjunëzova Arkanin dhe si u dorëzua?! (Video)


Ish-paramilitarin Zhelko Razhnjatovic i njohur si Arkani e kishte rrahur një prishtinas në vitet e 70’ta. Gani Kolovica, personazhi i këngës së fundit të Unikatilit, ka treguar për rrahjen me Arkanin dhe gjunjëzimin e tij. T7 sjell rrëfimin e tij.

“Gangsteri” siç e kishte nofkën Ganiu, rrëfen për Televizionin Shtatë se si erdhi deri te rrahja me Arkanin.

Thotë se gjithçka nisi nga një lojë e quajtur fer. Sipas versionit të Ganisë, Arkani, kishte pranuar t’i dilte fer dhe të provonin forcat në periferi të Prishtinës.

“Ka qenë viti 70 dhe një person ka ardhë dhe më ka pyet apo donë me u rrehë se në atë kohë ka qenë një sport dyluftim e quajshëm fer. Unë i them kush është? Thotë Arkan e ka emrin Zhelko Razhnatoviq- Arkan, Edhe unë i thashë po e kam pranu edhe e kam lënë ditën kur me dalë vendi i dyluftimeve ka qenë në Tok Bahqe aty kemi fillue i kem hek rrobat edhe kemi fillu dhe ka zjgat 15 minuta, edhe e kam gjunjuzue, e kam rrafë e kam përgjak dhe është dorzue. Mu të gjithë të pranishmit më kanë que përpjet ehe Arkani nuk është lajmrue më në Prishtinë”, rrëfeu Ganiu.

Njeriu që njihej si i fuqishmi i Prishtinës, po ashtu, ju kishte dalë në mbrojtje nxënësve kosovarë nga bandat serbe, në vitet e 90-ta. Madje, thotë se ishte marrë edhe më banditët e Prishtinës që nxiteshin prej serbëve./T7

Baby Boo