Gani Geci tallet me Edi Ramën: “Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”


Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci është tallur me një postim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli dje në përkrahje të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Ai tha se “Liria ka emër – Hashim Thaçi”. Por, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Gani Gecit i cili nuk e la pa reaguar.

Ish-deputeti i Kosovës ka komentuar duke thënë “Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”, në një koment të lajmit deklaratën e Ramës.

Por, ai nuk i ka ndalur talljet. Ai në një postim tjetër ka shkruar se qysh duhet të themi tash kur themi “Rrnoftë Liria”

“E tash kur te thojmë rrnoftë Liria. Qysh duhet me thanë: Rrnoftë Hashimja a qyshë.?”, ka shkruar Geci.

Baby Boo