Molliqaj e krahason Kurtin me Erdoganin


Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se kreu i VV’së, Albin Kurti, i mashtroi qytetarët e Kosovës.
Molliqaj thotë se ai përdori argumentin se qytetarët janë të vjedhur, andaj janë të varfër, teksa argumenton se e vërteta është ndryshe.

Kreu i PSD’së shtoi se partitë populiste si VV po fitojnë në shumë vende me mbi 50% të votave. Ai këto deklarime i bëri në Top Channel.
“Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët, sepse u tha që janë të varfër sepse janë të vjedhur. Qytetarët në të vërtetë janë të varfër për shkak të pabarazisë në Kosovë. Partitë populiste si Vetëvendsoje po fitojnë shumë dhe asnjë nuk është nën 50%, shikoni Erdoganin”, deklaroi ai

Baby Boo